Sport

Trajneri jep dorëheqjen në Uruguaji, pas fyerjeve raciste... policia ka nisur hetimet

Ricardo Caruso Lombardi, i cili shqiptoi fyerje raciste ndaj një arbitri, dha dorëheqjen nga posti i tij si trajner i klubit uruguajan Miramar Misiones.

23 Maj 2024, 11:00 Nga DOSJA

Trajneri jep dorëheqjen në Uruguaji, pas fyerjeve raciste... policia

URUGUAJI - Argjentinasi Ricardo Caruso Lombardi (62), i akuzuar se kishte kryer fyerje raciste ndaj një arbitri, i cili është objekt i hetimeve nga prokuroria, dha dorëheqjen këtë të mërkurë nga posti i tij si trajner i klubit uruguaian Miramar Misiones.

Të hënën, pas humbjes së klubit të tij në kampionatin e Kategorisë së Parë, Ricardo Caruso Lombardi sulmoi verbalisht arbitrin për përjashtimin e një prej lojtarëve të tij dhe, nga ana tjetër, mori një karton të kuq. Pikërisht atëherë ai i thirri “negro de mierda” arbitrit, Javier Feres.

Disa orë më vonë, ai kërkoi falje në rrjetin social X, duke thënë se i vjen turp nga komentet e tij. Prokuroria njoftoi të mërkurën se kishte hapur një hetim, pasi policia kishte raportuar "një akt të dyshuar të nxitjes së urrejtjes". Sipas kodit penal të Uruguajit, kjo vepër dënohet nga tre deri në tetëmbëdhjetë muaj burg.

Ish-trajneri, i cili mori drejtimin e klubit muajin e kaluar, mohoi të ishte racist. "Unë thashë 'negro de mierda' nga inati, sepse kështu flas kur jam i zemëruar,"- u mbrojt ai në radio Sport 890, “pasi unë kam jetuar gjithmonë me disa djem që kanë lëkurë të errët”, shtoi ai.

Ricardo Caruso Lombardi ka drejtuar gati njëzet klube, duke përfshirë disa në Divizionin e Parë të Argjentinës, që nga fillimi i karrierës së tij në 1994.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll