Politike

"Situata e krimit të organizuar më keq se në Kolumbi"/ Meta: Drejtësia në Shqipëri e udhëzuar nga Rama!

Ndër të tjera ai ka folur edhe për drejtësinë e re, teksa është shprehur se kjo e fundit drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

23 Maj 2024, 15:12 Nga B.Z
"Situata e krimit të organizuar më keq se në Kolumbi"/
Ilir Meta

TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për median sllovene “Delo”, ka folur mbi situatën politike në vendin tonë. Meta u shpreh se tha se në Shqipëri po sundon mafia. Sipas tij në situata në fushën e krimit të organizuar në Shqipëri është më e keqe se në Kolumbi.

“Situata në fushën e krimit të organizuar në Shqipëri është shumë më e keqe se në Kolumbi. Në Kolumbi, Escobar u zgjodh deputet, por vendi luftonte gjithmonë kundër mafies dhe në Shqipëri sundon mafia. BE-ja u ka shikuar shumë gjatë nëpër gishta autokratëve në Evropë dhe prandaj jemi këtu ku jemi”,- shprehet Meta.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për drejtësinë e re, teksa është shprehur se kjo e fundit drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

“Kjo nuk është porosi e duhur. Këtu kemi të bëjmë me drejtësi të udhëzuar. Ajo drejtohet nga kryeministri, i cili herë pas here sakrifikon një nga kolegët e tij, e përdor si instrument korrupsioni dhe e flak në momentin e duhur. Ajo që ai mendon se është më e rëndësishme është që marrëveshjet e korrupsionit të vazhdojnë të papenguara dhe të mbrohet nga drejtësia”, tha Meta.

ilir meta edi rama drejtesi e re

Sondazh

Poll