23 Maj 2024, 14:32
Nga r.ll
presidentja e sllovenise
TIRANË- Ka nisur seanca e posaçme plenare në nder të presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Ajo ka mbajtur fjalën e saj përshëndetëse para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Musar tha se jetojmë në një kohë krizash globale të rënda, ndërsa shtoi se e vetmja mënyrë për t'i përballuar është puna në grup. Teksa u shpreh se diplomacia luan një rol thelbësor për hapjen e negociatave, Musar deklaron se shteti slloven do të përkrahë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.
Ajo komentoi edhe luftën Ukrainë-Rusi, ku tha se pozicioni i Sllovenisë është i qartë. Sipas saj Federata ruse ka shkelur rendin ndërkombëtar dhe tha se po shfrytëzon superioritetin e saj ushtarak.
"Çfarë na përcakton na identifikon ne. Kush jemi dhe çfarë duhet të përpiqemi janë tre ideale. Pa këto, nuk ka jetë që ia vlen të jetohet. Në këtë kontekst, komuniteti ndërkombëtar ndodhet në një kryqëzim mes të mirës dhe të keqes. E mira shënon bashkëpunim, ndarje të punës dhe gjithëpërfshirje. E keqja, ndjekje e verbër e objektivave të vet duke injoruar të tjerët. Të nderuar deputetë të parlamentit shqiptar, e keqja duhet të kundërshtohet. Jetojmë në një kohë krizash globale të rënda. Ka vetëm një mënyrë për të përballuar këto sfida për të ruajtur normat dhe vlerat. Në gjuhën e sportit quhet punë në grup.
Multilitarizmi është rruga për zgjidhjen e problemeve globale. Duhet të pyesim veten nëse vënia e theksit te ky si një mjet kryesor midis vendeve a është një mjet përparimit. Zëri unë është më i fortë brenda një kuadri të një forumi shumëpalësh. Nëse dikush e kupton këtë, ajo Shqipëri për shkak të përvojës suaj si anëtare e KS, duhet të pyesim veten nëse duhet t’u nënshtrohemi urdhërave të vendeve, a duhet t’u nënshtrohemi vendeve që hapur shkëmbejnë kartën e Kombeve të Bashkuara në podium apo duhet të kuptojmë se sjellje të tilla janë të vjetëruara. Fatkeqësisht ende duhet të përballemi me trashëgiminë e sjelljes reaksionare. Agresioni rus është shembulli më i afërt për ne. Pozicioni i vendit tim është i qartë. Federata ruse ka shkelur rendin ndërkombëtar.
Kushtet në Ukrainë janë të vështira. Duket se Rusia po shfrytëzon superioritetin e saj ushtarak. Aleatët e Ukrainës po mendojnë se nuk do të jetë e mundur të ndihmojnë Ukrainën pa një angazhim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Retorika ushtarake është e lartë në Evropë sot, gjë që shqetëson diplomatët me përvojë. Disa mendojnë se një stimul për paqen që do të ndihmonte diplomacinë është e rëndësishme sa armët e reja për Ukrainën. Sa më shumë të rritet numri i nismave të tilla, aq më pak do të flitet për zgjidhje ushtarake në një konflikt. Mendoj se roli i diplomacisë nuk është diskutuar si duhet në këtë konflikt.”, tha ajo.
natasha pirc musar kuvendi i shqiperise
Politike
23 Maj 2024, 13:51
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës ...
Politike
23 Maj 2024, 13:17
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Pas miratimit me 9 vota të mazhoranc&eum...
Politike
23 Maj 2024, 12:55
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuç...
Politike
23 Maj 2024, 12:38
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku është diskutuar rezoluta e Partisë Socialiste k...
Politike
23 Maj 2024, 11:45
M.B
Natasa Pirc Musar
TIRANA- Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar tha sot gjatë një konference për shtyp së bashku me pre...
Politike
23 Maj 2024, 11:39
r.ll
seanca
TIRANË- Në mbledhjen e sotme te Komisioni i Ligjeve po raporton punën vjetore të ILD, kreu Institucionit të Lartë t&e...
Politike
23 Maj 2024, 11:31
N.F
Albana Vokshi dhe Ina Zhupa
TIRANË- Dy deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Albana Vokshi jaën paraqitur ditën e sotme n...
Politike
23 Maj 2024, 09:54
r.ll
natasa pirc musar dhe bajram begaj
TIRANË- Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar ka mbërritur sot në Tiranë në k...
Politike
22 Maj 2024, 21:56
B.Z
Flamur Noka
TIRANË - Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetim pasuror për deputetin demokrat Flamur Noka dhe familjen e tij. Mësohe...
Politike
22 Maj 2024, 20:44
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij sot para mbështetësve ka komentuar rapo...