Politike

Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, rezoluta antikorrupsion e PS pritet të votohet të hënën në Kuvend

23 Maj 2024, 13:17 Nga r.ll
Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, rezoluta
pamje nga mbledhja

TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Pas miratimit me 9 vota të mazhorancës, projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, pritet të kalojë të hënën në seancën plenare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi tha më herët se do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët. Ai theksoi se s'ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

konferenca e kryetareve 23 maj 2024

Sondazh

Poll