23 Maj 2024, 12:38
Nga r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku është diskutuar rezoluta e Partisë Socialiste kundër korrupsionit. Raportohet se deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria e ka pranuar se korrupsioni endemik ekziston në të gjitha institucionet.
Ajo ka thënë gjithashtu se ngritja e një komisioni të posaçëm për këtë rezolutë ka nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në Kuvend.
Më tej ajo shtoi se lufta kundër korrupsionit duhet të ketë dakordësi dhe tha se rezoluta nuk mund të jetë një përpjekje për të hequr të drejtat e opozitës.
Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në Kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funskione nga KKIE dhe pa asnjë argument.
Rezoluta juaj nuk ka informacion për procesin që do ndjekë. Nuk kemi asnjë informacion se çfarë do ndodhë me këtë komision të posaçëm se çfarë funksionesh do i merren komisioneve permanente dhe gjithashtu edhe KKIE. Keni bllokuar KKIE me vullnet për të penguar dakordësinë që kemi pasur për krijimin e këtij institucioni dhe bllokuar punën e këtij institucioni me vetëdije. Kështu doni t’i merrni atributet që i cakton ligji miratuar bashkarisht KKIE?
Ne e kemi të shenjtë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë sidomos SPAK. Ne nuk kemi asnjë siguri që do ruhen këto pavarësi institucionale nga ky komision. Mungesa e kësaj sigurie na bën të jemi skeptikë duke parë punën tuaj. Tabaku: Parlamenti ka dhe 5 muaj punë dhe nuk mund të themi që qeverisë i lindi vullneti politik për të luftuar korrupsionin pas 3 madnateve në qeveri me thellim korrupsioni.
Parlamenti ka kaluar ligje për interesa specialë me votën e mazhorancës dhe kjo rezolutë nuk i zhbën këto ligje speciale dhe votat e mazhorancës për to. Lufta kundër korrupsionit duhet të ketë dakordësi dhe ka një bazë nga ku mund të niset. Rezoluta nuk mund të jetë një përpjekje për të hequr të drejtat e opozitës.
jorida tabaku konferenca e kryetarëve 23 maj 2024
Politike
23 Maj 2024, 11:45
M.B
Natasa Pirc Musar
TIRANA- Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar tha sot gjatë një konference për shtyp së bashku me pre...
Politike
23 Maj 2024, 11:39
r.ll
seanca
TIRANË- Në mbledhjen e sotme te Komisioni i Ligjeve po raporton punën vjetore të ILD, kreu Institucionit të Lartë t&e...
Politike
23 Maj 2024, 11:31
N.F
Albana Vokshi dhe Ina Zhupa
TIRANË- Dy deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Albana Vokshi jaën paraqitur ditën e sotme n...
Politike
23 Maj 2024, 09:54
r.ll
natasa pirc musar dhe bajram begaj
TIRANË- Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar ka mbërritur sot në Tiranë në k...
Politike
22 Maj 2024, 21:56
B.Z
Flamur Noka
TIRANË - Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetim pasuror për deputetin demokrat Flamur Noka dhe familjen e tij. Mësohe...
Politike
22 Maj 2024, 20:44
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij sot para mbështetësve ka komentuar rapo...
Politike
22 Maj 2024, 20:44
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij sot iu referua raportimit të Kreut të...
Politike
22 Maj 2024, 20:49
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kometuar mbledhjen në Komisionin e Ligjeve ku kreu i SPAK foli për punën e Pro...
Politike
22 Maj 2024, 20:36
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përgënjeshtruar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, i cili u shpreh se nuk ësht&e...
Politike
22 Maj 2024, 20:26
M.B
Damian Gjiknuri
TIRANA- Sot u mblodh grupi i punës për Reformën Zgjedhore dhe pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari...