Politike

SPAK nis hetimin pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij, deputeti: Jam në dijeni prej javësh!

Objekti i hetimit shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë,  dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.  Bëhet me dije se në listën e hetimit është deputeti Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka.

22 Maj 2024, 21:56 Nga B.Z
SPAK nis hetimin pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij,
Flamur Noka

TIRANË - Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetim pasuror për deputetin demokrat Flamur Noka dhe familjen e tij. Mësohet se objekti i hetimit shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë,  dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të Nokës apo familjarëve të tij me të tretë. 

Bëhet me dije se në listën e hetimit është deputeti Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka. Hetimi pasuror që ka nisur për deputetin demokrat është konfirmuar edhe nga vetë Noka. Në një prononcim për VizionPlus ai  ka deklaruar se ka qenë në dijeni të nisjes së hetimit disa javë më parë.

 

flamur noka spak hetim pasuror

Sondazh

Poll