Politike

Rezoluta anti-korrupsion të hënën në Kuvend, Çuçi: Duam gjithëpërfshirje! Nuk ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër

Për shqyrtimin e këtij propozimi, Çuçi tha se do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët.

23 Maj 2024, 12:55 Nga r.ll
Rezoluta anti-korrupsion të hënën në Kuvend,
pamje nga mbledhja

TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën ditën e hënë për të çuar në seancë në Kuvend draft-rezolutën antikorrupsion.

Për shqyrtimin e këtij propozimi, Çuçi tha se do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, ai theksoi se s'ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

"Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. S'ka asnjë merak për mbivendosje kompetencash nga Këshilli i Integrimit Europian apo komisionet e tjera. Procesi Screenig është burimi kryesor që na çon në marrjen e kësaj iniciative duke e shpallur prioritet luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Padiskutim që mazhoranca ka barrën kryesore sepse i është deleguar sovraniteti nga qytetarët, por ne kemi kërkuar gjithëpërfshirje në Parlament për ta udhëhequr këtë iniciativë", deklaroi Çuçi.

bledi çuçi konferenca e kryetarëve 23 maj 2024

Sondazh

Poll