Sport

Max Allegri mund të shkojë në Arabinë Saudite: Al Ittihad e fut në listë…

Ish-trajneri i Juventusit është mes kandidatëve, për të trajnuar Benzema dhe ekipin e Kantes.

23 Maj 2024, 10:00 Nga DOSJA

Max Allegri mund të shkojë në Arabinë Saudite: Al Ittihad e

ITALI - E ardhmja e Massimiliano Allegrit mund të jetë në Arabinë Saudite. Ish-trajneri i Juventusit, i shkarkuar nga drejtuesit e bardhezinj pas shpërthimit në triumfin e Kupës e Italisë, është kandidati kryesor për të zënë vendin e Marcelo Gallardo te Al Ittihad.

Trajneri argjentinas, i përfolur edhe për stolin e Milanit në javët e fundit, në fakt do të zëvendësohet nga klubi saudit, pas dështimit për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të ardhshëm të Azisë.

Aktualisht në skuadër bien në sy emrat e Kanté, Luis Felipe, Jota, Fabinho dhe Benzema edhe pse qëndrueshmëria e ish-fituesit të ‘Topit të Artë’ nuk ishte aspak e mjaftueshme në fund të sezonit.

Sipas ‘Marca’, profili i Massimiliano Allegrit është një nga favoritët e drejtuesve të klubit të Jeddah dhe kontaktet për të gjetur një marrëveshje mund të nisin në ditët në vijim.

Trajneri toskan, megjithatë, nuk është i vetmi profil i vlerësuar nga Al Ittihad. Sipas ‘Arab News’, edhe Mauricio Pochettino është gjithashtu në mesin e kandidatëve pasi u lirua nga Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll