Sport

Si Lookman, edhe këta kanë shënuar ‘hat-trick’ në finalet e Kupave Evropiane...

Para Ademola Lookman, autor i një ‘hat-trick’ në finalen e Europa League me Atalantën kundër Bayer Leverkusen (3-0), të mërkurën, edhe katër lojtarë të tjerë kishin arritur tashmë këtë performancë në këtë fazë të kompeticionit të Kupës së Evropës, përfshirë këtu një dy herë: Ferenc Puskas, Real Madrid.

23 Maj 2024, 09:30 Nga DOSJA

Si Lookman, edhe këta kanë shënuar ‘hat-trick’

ITALI - Para Ademola Lookman, sulmuesi ndërkombëtar nigerian (26 vjeç, 21 ndeshje, 6 gola) i Atalantas, autor i ‘një hat-trick’ në finalen e Europa League, të fituar të mërkurën kundër Bayer Leverkusen (3-0), ka edhe katër lojtarë të tjerë që kanë arritur të shënojnë tre (ose më shumë) gola në një finale të madhe evropiane.

Mjeshtër i padiskutueshëm në këtë fushë, mbetet sulmuesi hungarez Ferenc Puskas, i mbiquajtur “Majori Galopant”. Sepse ai shënoi katër gola në finalen më pjellore C1, të fituar në 1960 nga Real Madrid përpara Eintracht Frankfurt (7-3), pastaj ai realizoi edhe një ‘hat-trick’ në finalen... e humbur në 1962 kundër Benficës (3-5).

Gjatë atij viti 1960, një tjetër lojtar legjendar i Merengues, sulmuesi spanjolo-argjentinas Alfredo Di Stefano, gjithashtu shënoi një ‘hat-trick’.

Dy të tjerët që kanë shënuar një ‘hat-trick’ në një finale të madhe evropiane janë sulmuesi italian Pierino Prati në finalen C1 të vitit 1969 me AC Milan, kundër Ajax (4-1) dhe sulmuesi gjerman Jupp Heynckes, në finalen e kthimit të vitit 1975 në C3 me Borussia Mönchengladbach kundër Twente (5-1, ndeshja e parë: 0-0).

Përpara vitit 1971 dhe krijimit të një Kupe të tretë të vërtetë Evropiane, Kupa UEFA, e cila u bë Europa League, ekzistonte edhe një kompeticion i quajtur Kupa e Qyteteve Panaireve.

Dy lojtarë kanë shënuar ‘hat-trick’ në finalen e saj: sulmuesi spanjol Vicente Guillot Fabian, me Valencia në ndeshjen e parë të edicionit 1962 (6-2) kundër FC Barcelona (1-1 në kthim), pastaj sulmuesi spanjoll Luis Pujol Codina me FC Barcelona në rikthimin përfundimtar të edicionit 1966 në Zaragoza (4-2, ndeshja e parë: 1-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll