Art&Argëtim

Zgjodhi të darkonte me miqtë, Ben Affleck lë sërish të vetme Jennifer Lopez në premierën e filmit

Gjatë ditëve të fundit, Ben dhe Jennifer janë përballur me shumë thashetheme për krisje në martesën e tyre.

22 Maj 2024, 15:27 Nga S.B
Zgjodhi të darkonte me miqtë, Ben Affleck lë sërish të
Ben dhe Jennifer

SHBA- Aktori i njohur Ben Affleck u kap nga paparacët teksa shijonte një darkë me miqtë e tij në Santa Monica, Kaliforni. Aktori 51-vjeçar kishte veshur një këmishë me pantallona blu dhe ajo që ra në sy ishte unaza e tij të martesës të cilën e kishte vendosur sërish në gisht.

Ndërsa Ben ishte jashtë me miqtë në Santa Monica, gruaja e tij aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez doli në tapetin e kuq për një event në lidhje me filmin e saj të ri Atlas në Mexico City.

Zgjodhi të darkonte me miqtë, Ben Affleck lë sërish të
Ben Affleck

Gjatë ditëve të fundit, Ben dhe Jennifer janë përballur me shumë thashetheme për krisje në martesën e tyre. Kohët e fundit u raportua gjithashtu se Ben u largua nga shtëpia e tyre e përbashkët dhe se çifti po jetojnë të ndarë.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll