Art&Argëtim

VIDEO/ Kelly Rowland konfliktohet ashpër me rojen e sigurisë në Kanë, videoja bën xhiron e rrjetit

Po bën xhiron e rrjetit videoja e këngëtares duke u konfliktuar me një roje sigurie.

22 Maj 2024, 16:19 Nga S.B
VIDEO/ Kelly Rowland konfliktohet ashpër me rojen e sigurisë në
Kelly Rowland

FRANCË- Këngëtarja Kelly Rowland ka ecur në tapetin e kuq të Kanës, ku ka shkuar për premierën e filmit francez “Marcello Mio” por prania e saj në festivalin e filmit nuk ka përfunduar në mënyrën më të bukur të mundshme. Po bën xhiron e rrjetit videoja e këngëtares duke u konfliktuar me një roje sigurie.

Sipas DailyMail, Rowland u acarua me një pjesëtare të sigurimit e cila vazhdoi t'i tregonte asaj rrugën për të dalë. Këngëtarja ka dashur të qëndrojë më gjatë në tapetin e kuq për të bërë foto dhe për të përshëndetur fansat e saj.

VIDEO/ Kelly Rowland konfliktohet ashpër me rojen e sigurisë në
Kelly Rowland

Megjithatë, sigurimi vendosi që koha e saj kishte mbaruar dhe këmbënguli ta largonte. Këngëtarja është acaruar dhe ka nisur të konfliktohet verbalisht me rojen e sigurisë.

kelly rowland

Sondazh

Poll