Art&Argëtim

VIDEO/ Timothée Chalamet nderohet me skulpturën e tij të parë prej dylli, ngjashmëria ekstreme merr vëmendjen

Skulptura e yllit 28-vjeçar do të ekspozohet për herë të parë në muze të premten.

22 Maj 2024, 14:54 Nga S.B
VIDEO/ Timothée Chalamet nderohet me skulpturën e tij të
Timothée Chalamet

LONDËR- Aktori i njohur Timothée Chalamet mori figurën e tij të parë prej dylli nga Madame Tussauds në Londër. Skulptura e yllit 28-vjeçar do të ekspozohet për herë të parë në muze të premten.

Figura e dyllit i shtohet atraksionit të muzeut menjëherë pas publikimit të filmit të tij të fundit 'Dune: Part Two'. Për figurën, Madame Tussauds zgjodhi pamjen zyrtare të Timothée nga premiera e Dune në Londër në vitin 2021.

Ngjashmëria mes skulpturës dhe aktorit është ekstreme saqë fansat dhe ndjekësit në komente e kishin të vështirë ta dallonin nëse ishte aktori në video apo skulptura e tij prej dylli.

timothée chalamet

Sondazh

Poll