Sport

VIDEO / Atalanta drejt historisë, Lookman quhet “killeri” i Leverkusenit!

Atalanta dhe Leverkusen diskutojnë trofeun e parë europian në finale që po luhet në Dublin të Irlandës

22 Maj 2024, 22:36 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta drejt historisë, Lookman quhet “killeri” i

IRLANDE – Luhet në Dublin të Irlandës finalja e madhe e Europa League mes Atalantësd he Bayer Leverkusenin. Italianët janë në prag të arritjes së tyre historike, pasi asnjëherë më parë nuk kanë mundur të luajnëa s finale as të fitojnë një trofe europian, ndërkohë që Leverkuseni është skuadra që ka thyer cdo rekord në këtë sezon duke zhvilluar 51 ndeshje pa humbje.

Atëherë kur më pak pritej, Lookman në minutën e 12-të kalon Italianët në avantazh duke qenë më afër asaj që askush nuk ka mundur ë bjkë përballë Leverkusenit në këtë sezon.

Por kur mendohej se do të vinte reagimi i gjermanëve, në minutën e 26-të është sërish Lookman që shënon edhe golin e dytë personal dhe për Atalantën.

Me këto shifra 2-0 u mbyllën 45 minutat e para, ndërkohë që të dyja skuadrat patën edhe raste të tjera shënimi, ndërkohë edhe e dyta fillon me të njëjtet ritme dhe Atalanta bëhet gati të ngre trofeun rreth 15 minuta nga fundi i ndedshjes. Pikërisht në të 75-n vrasësi i Leverkusenin është po i njëhti, Lookman i cili shënon edhe golin e tretë që mund të konsiderohet edhe goli i knockout-it.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll