Sport

Gjimshiti pas fitores së Europa League: “Nuk po kuptojmë ende çfarë kemi fituar…” - VIDEO

Më tej, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpreh se sot e mësoi se do të ishte ai kapiteni i Atalanta-s në këtë përballje dhe se ndjehet shumë krenar.

23 Maj 2024, 00:23 Nga DOSJA
Gjimshiti pas fitores së Europa League: “Nuk po kuptojmë ende

IRALANDE - Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për mediat pas këtij triumfi historik se e gjitha i duket e pabesueshme.

“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura”-tha fillimisht shqiptari.

Më tej, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpreh se sot e mësoi se do të ishte ai kapiteni i Atalanta-s në këtë përballje dhe se ndjehet shumë krenar. “Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”-vijoi kapiteni “kuqezi”.

I pyetur nëse e priste këtë sukses në momentin e parë kur është bashkuar me Atalanta-n, mbrojtësi deklaroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe të japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Europa League, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”-përfundoi Berat Gjimshiti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll