Sport

VIDEO / Mbyllet pjesa e parë e finales, Atalanta drejt “misionit të pamundur”!

Atalanta dhe Leverkusen diskutojnë trofeun e parë europian në finale që po luhet në Dublin të Irlandës

22 Maj 2024, 21:47 Nga DOSJA
VIDEO / Mbyllet pjesa e parë e finales, Atalanta drejt “misionit

IRLANDE – Luhet në Dublin të Irlandës finalja e madhe e Europa League mes Atalantësd he Bayer Leverkusenin. Italianët janë në prag të arritjes së tyre historike, pasi asnjëherë më parë nuk kanë mundur të luajnëa s finale as të fitojnë një trofe europian, ndërkohë që Leverkuseni është skuadra që ka thyer cdo rekord në këtë sezon duke zhvilluar 51 ndeshje pa humbje.

Atëherë kur më pak pritej, Lookman në minutën e 12-të kalon Italianët në avantazh duke qenë më afër asaj që askush nuk ka mundur të bëjë përballë Leverkusenit në këtë sezon.


Por kur mendohej se do të vinte reagimi i gjermanëve, në minutën e 26-të është sërish Lookman që shënon edhe golin e dytë personal dhe për Atalantën.


Me këto shifra, 2-0 u mbyllën 45 minutat e para, ndërkohë që të dyja skuadrat patën edhe raste të tjera shënimi, duke premtuar për një pjesë të dytë edhe më të luftuar dhe më të zjarrtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll