Aktualitet

ALARM/ Pallati pranë shkollës “1-Maji” në Tiranë rrezikon të shembet, qytetarët kërkojnë ndihmën e ekspertëve

28 Nëntor 2019, 15:21 Nga DOSJA
ALARM/ Pallati pranë shkollës “1-Maji” në Tiranë

TIRANË– Një pallat shtatë katësh pranë shkollës “1-Maji” në Tiranë rrezikon shembjen. Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Dosja.al qytetarët shprehen se kati i dytë dhe kati i tretë kanë pësuar çarje pas tërmetit dhe banorët nuk ndihen të sigurtë aty.

 

 

Ata kërkojnë ndihmën e ekspertëve që të dinë nëse pallati në fjalë është më i banueshëm apo jo. Gjithashtu kanë lënë edhe dy numra telefoni ku mund të kontaktojë kushdo që u vjen në ndihmë.

Celular: 0684391391

Numër tel: 042377345

Për një orientim më të saktë: Bëhet fjalë për pallatin që është në rrugë, në hyrje të tunelit pranë shkollës “1-Maji”.

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pallati te shkolla 1-maji tragjedia e 26 nentorit 2019 pallati te shkolla 1-maji tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll