Aktualitet

"Publikimi i materialeve në media është shqetësim", Dumani: Ka një reduktim të rrjedhjes së informacionit nga SPAK

Dumani tha se kjo për SPAK-un është shqetësuese, ndërsa shtoi se kanë hetimet e tyre të brendshme nëse ne kemi pasur rrjedhje të informacionit nga brenda. 

22 Maj 2024, 12:30 Nga r.ll
"Publikimi i materialeve në media është
altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar publikimin në media të materialeve hetimore.

Dumani tha se kjo për SPAK-un është shqetësuese, ndërsa shtoi se kanë hetimet e tyre të brendshme nëse ne kemi pasur rrjedhje të informacionit nga brenda. 

Ai shtoi se gjithashtu ka një reduktim të rrjedhjes së informacionit nga SPAK, ndërsa e cilësoi këtë si çështje delikate. 

"Sa i takon rolit të BKH, duhet të marrim parasysh shumë gjëra, është kompletuar vetëm në 2022, ne nuk kemi pasur zyra, dhe vihet re që 2023 është një vit ku institucioni është në kapacitetet pothuajse të plota. Mund të themi mirëfuksionale. Unë e shoh shumë pozitivisht si drejtues i prokurorisë së posaçme. Lidhur me materialet që publikohen në media, është patjetër një shqetësim dhe për ne si institucion, patjetër ne kemi dhe hetimet tona të brendshme nëse ne kemi pasur rrjedhje të informacionit nga brenda. Po të shikoni ca qarkullon, vendimi i gjykatës. Deri në momentin që nuk qarkullon seanca e marrjes në pyetje nuk qarkullon vendim. Në hetimet komplekse ne kërkojmë ndalimin e publikimit të masës. Është një moment shumë i vështirë, sa i takon nga brenda ne përpiqemi ta ndalojmë. Ka një reduktim të madh të rrjedhjes së informacionit nga SPAK. Është çështje delikate", tha Dumani. 

altin dumani komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll