Aktualitet

"Pastrimi i parave në Shqipëri bëhet me investim në prona", Dumani: Bankat dhe bizneset shqiptare po përdoren si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale

Dumani tregoi se mënyra kryesore për pastrimin e parave mbetet investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme në Tiranë dhe në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.   Dumani tregoi se mënyra kryesore për pastrimin e parave mbetet investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme në Tiranë dhe në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.  

22 Maj 2024, 10:37 Nga r.ll
"Pastrimi i parave në Shqipëri bëhet me investim në
altin dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij te Komisioni i Ligjeve ka deklaruar se bankat dhe bizneset shqiptare po për përdoren si ndërmjetës nga organizatat kriminale ndërkombëtare për pastrimin e parave në vendin tonë.

Dumani tregoi se mënyra kryesore për pastrimin e parave mbetet investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme në Tiranë dhe në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.  

Dumani: Investimet në prona të luajtshme dhe të paluajtshme mbetet mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike kryesisht në Vlorë, Durrës, Lezhë.

Gjithashtu një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose të afërm të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italian

Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

altin dumani spak komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll