22 Maj 2024, 11:13
Nga r.ll
policia e shtetit
Kapen dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë. Mësohet se 40-vjeçari nga Elbasani me disa emra Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, është kapur në Emiratet Arabe pasi është dënuar me katër vite burg për veprën penale plagosja e rëndë me dashje.
Një tjetër shqiptar është kapur në Belgjikë pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me burg për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike. Vijojnë procedurat për ekstradimin e tyre në Shqipëri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit/Finalizohen 2 operacione për kapjen e shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni “Surnames”/I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, lokalizohet dhe arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçari.
Operacioni “Area”/I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në Fier, në vitin 2021, lokalizohet dhe arrestohet në Belgjikë, 39-vjeçari.
Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit shqiptar, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, nëpërmjet zyrave homologe të Interpolit:
-u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.
-u kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.
Aktualitet
22 Maj 2024, 10:37
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij te Komisioni i Ligjeve ka deklaruar se bankat dhe bizneset shqiptare...
Aktualitet
22 Maj 2024, 10:34
r.lll
altin dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, po raporton në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve për veprimtarinë e SPAK gjat&eum...
Aktualitet
22 Maj 2024, 10:22
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani po raporton në mbledhjen e sotme të Komisionit të Li...
Aktualitet
22 Maj 2024, 10:07
N.F
Mjegulla
TIRANË- Bypasi i Murrizit në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm është "pushtuar" nga mjegulla e dendur. Nga...
Aktualitet
22 Maj 2024, 10:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË-Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka të drejtë që të zhvillojë hetime administrative për kontrat...
Aktualitet
22 Maj 2024, 10:06
Adelheid Woelfl
pamje nga punimet ne gjader
GJERMANI- Grerëzat fluturojnë zhurmshëm dhe ngadalë mbi shkurre, të cilat mbajnë erë fiku. M...
Aktualitet
22 Maj 2024, 09:55
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një 61-vjeçar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit.
Sipas informacioneve policore,...
Aktualitet
22 Maj 2024, 09:44
r.ll
alfred balla
TIRANË- Në Shqipëri, kryetari Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) Alfred Balla nuk do të mund...
Aktualitet
22 Maj 2024, 09:24
r.ll
foto ilustruese
SELENICË- Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar disa persona lidhur me ngjarjen në Selenicë të Vlorës...
Aktualitet
22 Maj 2024, 09:09
r.ll
foto ilustruese
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në një nga galeritë e kro...