Aktualitet

Vetingu në drejtësi/ Dumani: I shqetësuar më shumë për ata që e kanë kaluar procesin

Dumani foli edhe për vettingun ne SPAK ku tha se vitin e kaluar nga 60 veta që e kanë kaluar këtë proces, 1 është larguar dhe 9 janë dorëhequr. 

22 Maj 2024, 12:01 Nga r.ll
Vetingu në drejtësi/ Dumani: I shqetësuar më shumë
altin dumani

TIRANË - Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani teksa po përgjigjej pyetjes së deputetëve foli edhe për vettingun në radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë.

Dumani tha se është më i shqetësuar për ata që e kanë kaluar vettingu dhe vazhdojnë të jenë në sistem, pasi sipas tij mund të ndeshen me persona me natyrë korruptive dhe se gjithashtu janë të eskpozuar ndaj korrupsionit. Dumani foli edhe për vettingun ne SPAK ku tha se vitin e kaluar nga 60 veta që e kanë kaluar këtë proces, 1 është larguar dhe 9 janë dorëhequr. 

"Sa i takon luftës kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, sa i përkon prokurorëve apo gjyqtarëve të shkarkuar, e përmenda edhe më parë, ne juridiksionin e kemi të kufizuar, të çosh për gjykim 4 gjyqtarë, ndër të cilët dy të gjykatës së lartë dhe dy të kushtetueses, nuk janë pak në vlerësimin tonë. Për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit, thashë që ne edhe nga ato vendime, kemi regjistruar duke marrë indicie nga vendimet e KPK-së, ku kemi nuhatur që mund të kemi edhe një vepër penale me natyrë korruptive. Nuk është përgjegjësi vetëm e SPAK që të hetojmë këtë kategori subjektesh.

Jam më shumë i shqetësuar me ata që e kanë kaluar vettingun dhe vazhdojnë në sistem që mund të ndeshemi para personave me natyrë korruptive. Ky është shqetësimi më i madh dhe këtu jemi të vëmendshëm edhe nga mediat, shoqëria civile dhe politika kur ka denoncime. Ne përpiqemi të mbajmë shënime, bëjmë vlerësimet tona paraprake. Edhe vjet arrestuam një prokuror në detyrë, proceduam një gjyqtare në detyrë dhe ish gjyqtarë dhe ish prokurorë. I kemi në vëmendje dhe jemi të fokusuar. Të pranojmë që kaluam vettingun dhe nuk do të korruptohen gjyqtarë dhe prokurorë është etopi. Jemi të ekspozuar.

Ne si institucion vazhdojmë të jemi të vëmendshëm. Do të vijmë edhe me raste konkrete. Edhe sa i takon brenda SPAK, jemi të vëmendshëm. Ne kemi dhe një proces vettingu që funksionon brenda institucionit. Janë vetuar 60 veta vitin e kaluar, nga këta 1 është larguar. Kemi 9 të dorëhequr. Jemi me këmbanë alarmi edhe brenda vetes SPAK.”, tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll