Aktualitet

FOTO/ Kryemadhi bisedon me Nokën, deputeti vesh bluzën me mesazhin për Berishën, momente pikante nga mbledhja Komisionit të Ligjeve

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi së bashku me deputetin demokrat Flamur Noka.

22 Maj 2024, 11:18 Nga S.B
FOTO/ Kryemadhi bisedon me Nokën, deputeti vesh bluzën me mesazhin
Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka

TIRANË- Disa momente pikante janë kapur nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, teksa kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani raporton në lidhje me punën vjetore të SPAK. Dumani tha se SPAK ka treguar përmirësim të punës krahasuar me një vit më parë.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi së bashku me deputetin demokrat Flamur Noka. Nga fotot e shkrepura shfaqen Kryemadhi dhe Noka duke biseduar me njëri-tjetrin dhe të qeshur.

FOTO/ Kryemadhi bisedon me Nokën, deputeti vesh bluzën me mesazhin
Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka

Në një tjetër foto Noka i flet në vesh Kryemadhit duke mbuluar gojën me dorë në mënyrë që të mos kuptohen fajlët e tij. Një tjetër detaj që ra në sy ishte edhe bluza e Nokës, të cilën e kemi parë ta veshi edhe në protesta.

Në bluzë shkruhet: Free Berisha së bashku me portretin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

monika kryemadhi flamur noka komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll