Sport

E bujshme nga Londra, Pochettino largohet nga Chelsea!

Pochettino u emërua majin e kaluar pas një procesi të gjatë rekrutimi, duke zëvendësuar menaxherin e përkohshëm Frank Lampard, i cili mbërriti pas shkarkimit të Graham Potter në prill 2023.

21 Maj 2024, 20:34 Nga DOSJA
E bujshme nga Londra, Pochettino largohet nga Chelsea!

ANGLI - Mauricio Pochettino vendosi të largohet nga Chelsea me pëlqim reciprok, shkruajnë mediat angleze, pas përfundimit të sezonit në Premier League, me argjentinasin që qëndroi vetëm një edicion.

Pochettino u emërua majin e kaluar pas një procesi të gjatë rekrutimi, duke zëvendësuar menaxherin e përkohshëm Frank Lampard, i cili mbërriti pas shkarkimit të Graham Potter në prill 2023.

Njoftim për shtyp i klubit të Chelsea!

Drejtorët sportiv Laurence Stewart dhe Paul Winstanley deklaruan: “Në emër të klubit  të Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio për shërbimin e tij këtë sezon. Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner”.

Mauricio Pochettino tha: “Faleminderit grupit të pronësisë së Chelsea dhe drejtorëve sportivë për mundësinë për të qenë pjesë e historisë së këtij klubi futbolli. Klubi tani është i pozicionuar mirë për të vazhduar të ecë përpara në Premier League dhe Evropë në vitet në vijim.'

Jesus Perez, Miguel d'Agostino, Toni Jimenez dhe Sebastiano Pochettino janë larguar nga klubi sëbashku me Mauricio.

Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme derisa të emërohet një trajner i ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll