Politike

Vendimi i KPA-së për Alfred Ballën, Meta: Rilindja, pasi të shtrydh pa mëshirë, të flak me kënaqësi për statistika

Vendimi për kreu n e KLP-së, Alfred Ballën u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.

21 Maj 2024, 21:01 Nga r.ll
Vendimi i KPA-së për Alfred Ballën, Meta: Rilindja, pasi të
foto nga seanca

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për shkarkimin e kreut të KLP-së, Alfred Balla si dhe për përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Në reagimin e tij në Facebook, Meta shkruan se "Rilindja" pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur statistikat se ne nuk pyesim për të tanët.

“”Rilindja” pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur “statistikat” e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për “tanët”. Asnjë iluzion për Ramaformën, kryeturpin e “reformave”!”, thuhet në reagimin e Metës.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka kaluar ditën e sotme në vetting në shkallën e dytë, kreun e KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione publike për 15 vitet e ardhshme.

"Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare.”, thuhet në njoftim.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.

alfred balla ilir meta kolegji i posaçëm i apelimit

Sondazh

Poll