Politike

Çështja "Berisha"/ Gjokutaj: Gjyqtarja Irena Gjoka ka mbrojtje të fuqishme politike. Akuzohet për dy falsifikime

Gjokutaj, deklaroi se gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka ka një mbrojtje të fuqishme politike, aq sa sipas tij nuk pyet për asnjë kërkesë apo provë që dalin ndaj saj. Gjokutaj u shpreh se Gjoka akuzohet për dy falsifikime, atë të vizës dhe vetëdeklarimit.

21 Maj 2024, 18:40 Nga B.Z
Çështja "Berisha"/ Gjokutaj: Gjyqtarja Irena Gjoka ka
Genc Gjokutaj

TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur në lidhje me procesin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme, ku u refuzua sërish kërkesa për heqjen e masës së arrestit shtëpiak. I ftuar në Syri TV, Gjokutaj, deklaroi se gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka ka një mbrojtje të fuqishme politike, aq sa sipas tij nuk pyet për asnjë kërkesë apo provë që dalin ndaj saj.

Gjokutaj u shpreh se Gjoka akuzohet për dy falsifikime, atë të vizës dhe vetëdeklarimit, ndërsa shtoi se sipas tij që në momentet që ka hyrë në Gjykatën e Posaçme, Gjoka nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, por sërish vijon e jep vendime jo vetëm për liderin e opozitës, por për të gjitha çështjet që opozita ka në gjykatë.

Gjokutaj: Ne kemi ardhur ne dijeni të faktit që Irena Gjoka ka një dënim, i cili jo vetëm që bazohet në një vizë të falsifikuar për tu futur në Greqi, por ka një dekret nga policia greke, një vendim për dëbimin nga Shengeni për 10 vite. Ka përdorur një vizë të falsifikuar për të hyrë në shtetin grek, dhe është e dokumentuar me dekretin grek, të mbetur në fuqi me vendim gjykate, të vënë në lëvizje nga vetë Gjoka. Kjo nuk mund të largohet më nga kjo përgjegjësi.

Nëse në rastin e parë KLD-ja e ka gjykuar rastin e saj, pa prezencën e saj, tani është vetë Irena Gjoka që ka vendosur lëvizjen e këtij procesi dhe ka kërkuar që të rrëzohet ndalimi në Greqi. Ne këtë fakt e bëmë prezent. Ligji e detyron Irena Gjokën që të bëjë një relacion të cilin e ka bërë. Gjoka thotë se, arsyet që ngre mbrojtja për tërheqjen time, apo përjashtimin, nuk hynë në ato shkaqe që më detyrojnë të jap dorëheqjen apo të përjashtohem.

Irena Gjoka nuk e mohon dënimin grek, por mban qëndrimin se kjo nuk përbën një arsye për tu tërhequr. Në formularin e vetëdeklarimit Irena Gjoka thotë jo, nuk kam asnjë lloj vendimi. Pra janë dy falsifikime. Përdorimi i një vize të falsifikuar dhe falsifikim të formularit të vetëdeklarimit. Gjykata me këtë relacion që ka bërë Irena Gjoka, gjykata ka marrë vendimin dhe, thotë se nuk kemi të bëjmë me elementë që gjyqtarja nuk përmbush dot detyrën dhe nuk la lidhje me paanshmërinë.

Ne nuk kemi kërkuar mbarimin e mandatit të kësaj gjyqtare. Ne kemi kërkuar të heq dorë ose të përjashtohet nëse nuk heq dorë. Ky është alarmi i madh që dua të ngrej, se këta gjyqtarë edhe të penalizuar nuk japin dorëheqjen.

Këta nuk kanë gjyqtarë që ti gjejë në gabim dhe ti përjashtojë nga procesi ynë. Kjo ka një mbrojtje politike të betonuar. Kjo gjyqtare nuk pyet fare për kërkesat e mbrojtjes, për aktet shkresore, nuk pyet për asgjë”.

 

sali berisha irena gjoka partizani

Sondazh

Poll