Politike

"Për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat", Berisha: Rama e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal

Berisha shumë njerëz mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe, sipas tij, ai është i lidhur me Doshin.

21 Maj 2024, 20:46 Nga M.B
"Për të faktuar se ishte porositur të bënte
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij se mbrëmë në studiot televizive ishte një personazh i kudogjendshëm si Durim Bami. Berisha shumë njerëz mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe, sipas tij, ai është i lidhur me Doshin. Berisha shtoi se Bami është një ushtar i Edi Ramës dhe se ky i fundit e mori me avion dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare. Të nderuar gazetarë dhe gazetare. Mbrëmë në studiot televizive ishte një personazh i kudogjendshëm, Durim Bami. Ju kujtohet intervista e famshme e Tom Doshit ndaj Durim Bamit. Shumë nga ju mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe nuk është se ai nuk është i lidhur me Doshin.

Por Bami, për çdo njeri që i thotë të vërtetës, të vërtetë, është një ushtar i Edi Ramës. A nuk është Edi Rama që e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat? Gazetarë dhe gazetare, këto të vërteta janë të vërtetat më tronditëse. Këto të vërteta tregojnë se kriminelët e mëdhenj, se bajlozët e krimit janë sot në pushtet. Janë ministra, zëvendëskryeministra dhe kryeministri vetë.

sali berisha

Sondazh

Poll