Politike

Berisha: Eduard Ndrecën dhe Rrahman Rrajën i zgjodhi Rama si deputetë! Si mund të censurohet ky akt në studiot televizive?

Berisha shprehet se gjatë ditës së djeshme kryefjala e mediave ishin Rraja dhe Ndreca, dy persona që i ka zgjedhur Rama deputetë, por emri i këtij të fundit nuk është lakuar. Sipas Berishës gazetarët e kanë censuruar këtë akt në studio televizive.

21 Maj 2024, 20:51 Nga B.Z
Berisha: Eduard Ndrecën dhe Rrahman Rrajën i zgjodhi Rama si
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar së fundmi operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u arrestuan vëllai dhe kushëriri i deputetit socialist Eduard Ndreca, pasi akuzohen se kanë në zotërim disa plantacione kanabisi. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, teksa ka përmendur dhe ish-deputetin socialist Rrahman Rraja, Berisha shprehet se këta të fundit krijuan perandoritë e tyre kriminale sipas tij duke ndarë paratë e krimit me Edi Ramën.

Berisha shprehet se gjatë ditës së djeshme kryefjala e mediave ishin Rraja dhe Ndreca, dy persona që i ka zgjedhur Rama deputetë, por emri i këtij të fundit nuk është lakuar. Sipas Berishës gazetarët e kanë censuruar këtë akt në studio televizive.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, mbrëmë në studiot televizive u lakua emri i Eduard Ndrecës, deputetit famëzi që zotëronte plantacionet më të mëdha të kanabisit dhe mbante edhe shtëpi bari, shtëpi kanabisi. Po kush e emëroi, kush e zgjodhi Eduard Ndrecën deputet? I cilës parti ishte o të nderuar gazetare dhe gazetarë? Po në qoftë se nuk guxojmë t’i themi armikut, armik, kriminelit, kriminel, Edi Ramës se ti i tillë je, si mund të shpëtojë Shqipëria prej tij?

Miqtë e mi, unë kam respekt për gazetarët, kam respekt për analistët, por nuk mund të pranojmë kurrë që ata të flasin për përdhunues, vrasës serialë, trafikantë sikur i përkasin Ugandës dhe jo Shqipërisë. Sikur kanë të bëjnë me Mugolinin dhe jo me Edi Ramën. Por e gjithë Shqipëria e di, dhe më mirë se kushdo Kruja, se përfaqëson klani mafioz kriminal Rrahman Rraja. Mbrëmë Rrahman dhe Xhelal ishin personazhe të zeza në studiot televizive, por padronit të tyre Edi Rama nuk i lakohej ndonjëherë emri.

Po kush e zgjodhi dy herë në lista Rrahman Rrajën, kryemafiozin e Shqipërisë së Mesme? A e zgjodhi Edi Rama o të nderuar qytetarë? Atëherë, si mund të censuroni ju një akt të tillë në studiot televizive? Po kush liroi sadistin e Rrahman Rrajës, që dogji me cigare trupin e viktimës? A nuk e liroi Taulant Balla, njeriu me 5 mbiemra? Po çfarë është ai krahasuar me Taulantin?

Më thoni ju miq, a nuk është kjo një vello e zezë censure mbi mendjen, mbi informacionin në hapësirën shqiptare? A nuk shkoi Taulant Balla dhe e rrëmbeu nga komisariati kriminelin Rraja? A nuk provoi me këtë Taulant Balla se është thjesht një ushtar i këtij klani mafioz? Miqtë e mi, shqiptarët prisnin nga ju të dashur gazetarë që t’ua numëronit një për një në fytyrë kriminelëve në pushtet se ata të tjerët, atje krijuan perandorinë e tyre vetëm duke ndarë pasuritë me Edi Ramën.

sali berisha edi rama rrahman rraja eduard ndreca

Sondazh

Poll