Art&Argëtim

Martohet vajza e Eminem, fotoja e reperit duke kërcyer me Hailie bën xhiron e rrjetit

Ceremonia u zhvillua të shtunën në Battle Creek, në një rreth të ngushtë të afërmish dhe miqsh.

21 Maj 2024, 14:55 Nga S.B
Martohet vajza e Eminem, fotoja e reperit duke kërcyer me Hailie bën
Eminem dhe vajza e tij

SHBA- Vajza e reperit amerikan Eminem, Hailie Jade Scott, është martuar me të dashurin e saj, Evan McClintock. Ceremonia u zhvillua të shtunën në Battle Creek, në një rreth të ngushtë të afërmish dhe miqsh.

Mes të ftuarve ishin emra të mëdhenj të skenës së repit, si 50 Cent dhe Dr. Dre, ndërsa sigurisht Eminem nuk mund të mungonte në dasmën e së bijës. Mirëpo, një foto po bën xhiron e rrjetit dhe nuk është tjetër veç kësaj, ku reperi shihet duke kërcyer me vajzën e tij. 

Martohet vajza e Eminem, fotoja e reperit duke kërcyer me Hailie bën
Eminem dhe vajza e tij

Lidhja e çiftit filloi në vitin 2015 dhe u fejuan shkurtin e kaluar. Hailey, 28 vjeç, ka një seri të suksesshme podcast dhe gjithashtu punon si influencuese.

Martohet vajza e Eminem, fotoja e reperit duke kërcyer me Hailie bën
Eminem dhe vajza e tij

eminem hailie

Sondazh

Poll