Politike

“Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës, më të mëdha se në Afrikë”, Këlliçi: Dokumentet do t'i publikojmë në vijim

Po ashtu, Këlliçi tha se ata nuk do tërhiqen nga protestat pa e çuar Veliajn në vendin që meriton.  

21 Maj 2024, 12:23 Nga I.A
“Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës, më të mëdha
Protesta

TIRANË- Ish-kandidati për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikohen dokumente në lidhje me aferën e inceneratorëve. Nga protesta e opozitës para bashkisë, Këlliçi tha se vjedhjet në bashkinë e Tiranës kanë qenë më të mëdha se në Afrikë. Po ashtu, Këlliçi tha se ata nuk do tërhiqen nga protestat pa e çuar Veliajn në vendin që meriton.  

“Erion Veliaj do të mbahet mend si simboli i vjedhjes dhe i hajdutërisë. Pra meje dolën shumë qytetarë. Unë në emër tuaj do të doja të kishit mbajtur një minutë heshtje për Tanush Mulletin, nipi i Qazim Mulletit. Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në bashkinë e Tiranës është më e madhe se në Afrikën e Jugut. Dy hajdutë të tjerë, Arben Maloku ka marrë 700 milionë euro, Kujtim Qefalia 55 mln euro tendera për familjarët e tij. A e imagjinoni se sa para ka marrë Erion Veliaj. Ne nuk tërhiqemi pa e çuar Veliajn aty ku e meriton. Ti vërtetë sot ke halle, por po të bëhet një hetim pasuror ty nga SPAK dhe për familjarët e ty, ti që rrahe gjoksin dhe the se ke punësuar 11700 punonjës. Të gjithë hajdutët janë në bashki," tha ai.

belind këlliçi proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll