Politike

"Protestat nuk mbarojnë derisa të largohet hajduti", Këlliçi: Kemi zbuluar fakte për dy administratorë të ish-komunave të Tiranës, do ti kallëzojmë në SPAK

Këlliçi u shpreh se provat do të dërgohen në SPAK së shpejti dhe se shpesh dëgjohet se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Ai shtoi se protestat nuk do të ndalen derisa hajduti i bashkisë të largohet.

21 Maj 2024, 11:31 Nga N.F
"Protestat nuk mbarojnë derisa të largohet hajduti",
Foto ilustruese

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protstën e radhës së opozitës. Para protestës Këlliçi foli për mediat ku ka denonciar sërisht rastet të cilat janeë zbuluar fakte për dy administratorë të dy ish komunave të Tiranës.

Këlliçi u shpreh se provat do të dërgohen në SPAK së shpejti dhe se shpesh dëgjohet se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Ai shtoi se protestat nuk do të ndalen derisa hajduti i bashkisë të largohet.

"Të gjitha janë në SPAK pjesë e dosjes 5D. Kemi zbuluar 2 administrator të 2 ish-komunave të Tiranës, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia. Do të dokumentohen së shpejti në SPAK. Çdo gjë që kemi bërë, nuk jemi mjaftuar vetëm me deklarata publike por çdo dokument është depozituar në SPAK. Shpesh dëgjojmë se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Protestat do të vijojnë. Kërkesa është largimi i një hajduti që është në krye të bashkisë, nëse ai nuk largohet protestat nuk mbarojnë." tha ai.

belind kellici protesta para bashkise se tirane

Sondazh

Poll