Politike

Protesta te Bashkia Tiranë, Dogjani: Këta hajdutë kanë bërë që qytetarët shqiptarë të largohen

Në protestë ka marrë pjesë dhe deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestë.

21 Maj 2024, 12:09 Nga I.A
Protesta te Bashkia Tiranë, Dogjani: Këta hajdutë kanë
Asllan Dogjani

TIRANË- Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme përpara bashkisë së Tiranës për shkak të korrupsionit dhe vjedhjet nga drejtorët e Bashkisë Tiranë. Në protestë ka marrë pjesë dhe deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në protestë. Dogjani është shprehur se për shkak të kësaj situatë dhe kësaj qeverie, qytetarët dhe të rinjtë po largohet çdo ditë e më shumë nga vendi.

"Dua t’ju falënderoj juve që dilni këtu për të protestuar. Dua të falënderoj edhe të gjithë ata qytetarë të Tiranës që për shkak të frikës të kësaj diktature që po instalohet nuk kanë mundësi për të ardhur sepse kërcënohen nga shteti dhe pushteti. Këta janë hajdutë që e shikoni që me hajdutërinë e tyre kanë bërë që qytetarët e Tiranës të largohen, por jo vetëm, të largohen edhe  gjithë shqiptarët. A e shikoni se çfarë moshe jemi ne këtu, shikoni moshën mesatare, Ku janë djemtë tanë. Ku është rinia, ku janë vajzat dhe djemtë tuaj. Janë larguar për shkak të pamundësisë për të siguruar jetesën në vendin e vet. Prandaj ne jemi këtu, për të protestuar kundër këtyre hajdutëve. A e dini se sa vuan një qytetar i Tiranës. A e dini se prona vidhet. A e dini se qytetarët e Tiranës kur dalin në mëngjes janë nën kërcënimin e kësaj diktature. Në në Tiranë jemi në pamundësi për të marrë shërbimet e përditshme, prona vidhet, qytetarët nuk kanë mundësi që të marrin shërbimin shëndetësor. Qytetarët nuk kanë mundësi të marrin arsimin. Nuk ka mbetur një copë tokë pa u vjedhur, pa u bërë ndërtim," tha Dogjani.

Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik.

asllan dogjani protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll