Politike

Nis seanca e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Vokshi: Kemi dërguar të gjitha kërkesat për informacion! Institucionet kanë kohë 7 ditë për tu përgjigjur

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi gjatë fjalës së saj ka bërë me dije se sot janë dërguar të gjitha kërkesat për informacion të propozuara nga të dy palët e ekspertëve, edhe nga opozita edhe nga mazhoranca.

21 Maj 2024, 09:56 Nga N.F
Nis seanca e Komisionit Hetimor për koncesionet në
Vokshi

TIRANË- Ditën e sotme ka nisur seanca e radhës e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi gjatë fjalës së saj ka bërë me dije se sot janë dërguar të gjitha kërkesat për informacion të propozuara nga të dy palët e ekspertëve, edhe nga opozita edhe nga mazhoranca.

“Kjo është një pikë e parë e mirë për punën e komisionit. Kemi diskutuar në lidhje me një plan vizitash. Është dakordësuar që këtë javë dhe tjetrën në vijim, ndërkohë që pritet përgjigjja e kërkesave, u kemi lënë kohë 7 ditë institucioneve, është propozuar plani për vizitat në terren.


Është propozuar që të premten të zhvillojmë një vizitë në spitalin e Durrësit dhe më pas do të vendosim për vizitë në 1 ose 2 qendra shëndetësore apo laboratorë. Të martën të bëjmë një vizitë te spitali i Traumës dhe do të diskutojmë nëse do të vizitojmë një qendër shëndetësore”, tha ajo.

komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi vokshi

Sondazh

Poll