21 Maj 2024, 09:47
Nga N.F

TIRANË- Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ditën e sotme për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka ngritur shqetësimin në lidhje me hartën e re gjyqësore. Në shkrimin e saj Xhixho shkruan se njerëzit po ndërrojnë jetë pa marrë drejtësi. Mes të tjerash ajo theksoi se nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi brenda afateve të arsyeshme nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara janë më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.
Ajo shtoi se koha për shqyrtimin e një dosjeje është katërfishuar, në vend që të shkurtohej. Sipas saj janë rreth 115 mijë dosje që nuk janë prekur. Xhixho me tej shtoi se të detyruar për të paguar kur hapin një çështje gjyqësore, për qytetarët në vështirësi ekonomike, drejtësia bëhet luks.
Reagimi i Xhixhos:
DËSHTIMI I HARTËS GJYQËSORE, NJERËZIT PO NDËRROJNË JETË PA MARRË DREJTËSI
Harta e re gjyqësore ka dështuar në mënyrë spektakolare, duke mos arritur të zgjidhë problemin për të cilin u krye. Nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi brenda afateve të arsyeshme nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara janë më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Sot gjyqësori shqiptar nuk ofron dot shërbimin e drejtësisë për 90% të qytetarëve të vet 78% e çështjeve gjyqësore janë të vonuara.
Koha për shqyrtimin e një dosjeje është katërfishuar, në vend që të shkurtohej. Janë rreth 115 mijë dosje që nuk janë prekur. Të detyruar për të paguar kur hapin një çështje gjyqësore, për qytetarët në vështirësi ekonomike, drejtësia bëhet luks Në gjykatat e shkallës së parë për të marrë drejtësi, një qytetari i duhen të paktën 2 vite. Në Apelin e juridiksionit të zakonshëm i duhen 5-7 vite. Në Gjykatën e Lartë duhen 8-9 vite.
Zvarritja tej çdo afati e ka bërë drejtësinë një realitet të paarritshëm për shumë qytetarë, që kanë ndërruar jetë në pritje të një vendimi. Të tjerë rrezikojnë të zgjedhin vetëgjyqësinë që në krye të herës, duke qenë të bindur se për të marrë drejtësi në Shqipëri mund të mos të mjaftojë një jetë.
Shkalla e dytë e gjyqësorit, përveçse një proces me kosto të shumëfishuara për qytetarët nga rrethet, ka ende vetëm një të tretën e trupës gjyqësore.
Sot në Apelin e Tiranës ka 26 gjyqtarë, ndërkohë që organika e miratuar me dekret presidencial është 78 gjyqtarë. Edhe sikur ky numër të plotësohej që sot, nuk ka infrastrukturë gjyqësore, pra nuk ka salla dhe as zyra për ta. Harta gjyqësore ishte një dështim dhe pasojat kanë rënë dhe po bien direkt mbi qytetarët. Nevoja për ta vënë sa më shpejt drejtësinë në shërbim të qytetarëve është emergjente! Duhet domosdoshmërisht një diskutim i gjerë profesionist dhe publik, në mënyrë që të merren vendimet e duhura dhe të shpejta duke pranuar pa paragjykim problematikat dhe të jepen zgjidhje urgjente pa vonesë.
harta e re gjyqësore xhixho
Politike
21 Maj 2024, 07:20
N.F
Rama dhe Meloni
TIRANË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbrojtur sërish homologun e saj shqiptar Edi Rama në lidhje me ç&eu...
Politike
20 Maj 2024, 21:01
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisa ka mbajtur edhe sonte fjalën e tij para mbështetësve poshtë palla...
Politike
20 Maj 2024, 21:00
B.Z
Argita Malltezi
TIRANË - Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme mbi masën e arrestit ndaj...
Politike
20 Maj 2024, 20:52
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve k...
Politike
20 Maj 2024, 20:43
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u...
Politike
20 Maj 2024, 20:32
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sipas tij qeveria Rama po vjedh dhe po shfrytëzon &cc...
Politike
20 Maj 2024, 20:12
B.Z
Mbledhje e Këshillit të Lartë Gjyqësor
TIRANË - Pesë muaj pas përfundimit të afatit ligjor Kuvendi pritet të n...
Politike
20 Maj 2024, 19:30
B.Z
Dashnor Sula
TIRANË - Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka komentuar ceremoninë martesore të zhvilluar një ditë më parë...
Politike
20 Maj 2024, 19:04
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me mbrojtjen e Lumit Vjosa. Në një reagim në rrje...
Politike
20 Maj 2024, 18:26
B.Z
Gazmend Bardhi
TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi, ka komentuar ligjin e miratuar nga qeveria i c...