Politike

"Nuk ndalon protesta se ju hiqni dritat," Teliti: Do ia dalim me mjetet demokratike të mosbindjes civile

Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se protestat nuk ndalen se fiken dritat. Ai më tej shtoi se një ditë do ia dalin me mjete demokratike të mosbindjes civile dhe të qënrdojnë të fortë e të bashkuar.

21 Maj 2024, 12:01 Nga N.F
"Nuk ndalon protesta se ju hiqni dritat," Teliti: Do ia dalim me
Teliti

TIRANË- Kreu i këshilltarëve opozitarë, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës, Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se protests e radhës përpara Bashkisë së Tiranës nuk do ndalet kurrë.

Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se protestat nuk ndalen se fiken dritat. Ai më tej shtoi se një ditë do ia dalin me mjete demokratike të mosbindjes civile dhe të qënrdojnë të fortë e të bashkuar.

“Protesta nuk do të ndalojë kurrë. Nuk ndalon protesta se ju hiqni dritat. Nuk ndalon protesta se ju mundoheni të shtypni me këmbë të drejtat e protestuesve. Nuk ndalon protesta se ju përfaqësoni sot diktaturën e vitit 2024. Ne do protestojmë dhe do ia dalim me protestën tonë. Një ditë do ia dalim me mjetet demokratike të mosbindjes civile.

Të gjithë të qëndrojmë të fortë, të qëndrojmë të bashkuar. Forcën e protestës demokratike nuk ka as polici, as ushtri që ta ndalojë. Përkundrazi do jetë policia dhe ushtria që do bëhet me protestuesit dhe qytetarët se ne jemi me të drejtën dhe të vërtetën,” tha Teliti.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll