Politike

Berisha: Ju ftoj nesër në ora 11:00, të gjithë tek Bashkia e Tiranës! T’i zbojmë nga pushteti

Gjatë fjalimit kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të dalin nesër në orën 11:00 dhe të protesojnë tek bashkia e Tiranës, kundër Erion Veliajt. 

20 Maj 2024, 21:01 Nga E. D
Berisha: Ju ftoj nesër në ora 11:00, të gjithë tek Bashkia e
sali berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisa ka mbajtur edhe sonte fjalën e tij para mbështetësve poshtë pallatit. Gjatë fjalimit kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të dalin nesër në orën 11:00 dhe të protesojnë tek bashkia e Tiranës, kundër Erion Veliajt. 

"Ndaj dhe ju ftoj nesër në ora 11:00, të gjithë tek Bashkia e Tiranës. Çlirimi i saj, flamuri i PD-së, flamuri i antikorrupsionit, flamuri kombëtar duhet të valëvitet mbi bashki. Zemërim, zemërim, zemërim të pakufishëm ndaj armiqve tanë të egër. Ndaj antishqiptarëve të kësaj toke. T’i zbojmë nga pushteti. Të shkojmë në qeveri teknike. Të bëjmë zgjedhje të lira. Rrofshi ju! Rroftë Shqipëria," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll