Politike

"Arresti i Berishës për të dobësuar opozitën"/ Argita Malltezi: Ja pse nuk e kemi çuar dosjen në Strasburg

20 Maj 2024, 21:00 Nga B.Z
"Arresti i Berishës për të dobësuar
Argita Malltezi

TIRANË - Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme mbi masën e arrestit ndaj liderit opozitar Berisha. E ftuar në "Debat" në A2 CNN, Argita Malltezi ka treguar arsyen se përse nuk e kanë çuar ende dosjen në Strasburg. Ajo shprehet se kjo ka ardhur për shkak të teknikaliteteve që ka Strasburgu, ku nuk mund të marrë përsipër një dosje, në rast se nuk janë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë në Shqipëri.

Që do të thotë se, duhet pritur dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për t’iu drejtuar Strasburgut. Ndërkohë, ajo u ndal dhe të një çështje tjetër, te djegia e mandatit. Argita Berisha tha se procesi ndaj Berishës po zvarritet edhe ka si qëllim djegien e mandatit.

“Duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’iu drejtuar Strasburgut, ne kemi kërkuar që Strasburgu të marrë parasysh që në qershor bëhen 6 muaj dhe digjet mandate, që është një nga qëllimet e tyre, qëllimi i madh është dobësimi i opozitës”, u shpreh Malltezi në A2 CNN.

sali berisha argita malltezi arrestim

Sondazh

Poll