Politike

Operacioni i SPAK/ Berisha: Dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkon të mbyllë lidhjet politike të Ramës me krimin

Berisha shprehet se nga operacioni u arrestuan gjithsej 5 magazinierë e funitorë dhe asnjë nga eksponentët e krimit në vend. Sipas Berishës me këto urdhër-arreste Altin Dumani kërkon të mbyllë lidhjet politike të Edi Ramës me krimin.

20 Maj 2024, 20:43 Nga B.Z
Operacioni i SPAK/ Berisha: Dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkon
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme operacionin e SPAK në kuadër të së cilit u lëshuan 50 urdhër arreste, dhe u ekzekutuan në total vetëm 14 prej tyre. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar Berisha shprehet se nga operacioni u arrestuan gjithsej 5 magazinierë e funitorë dhe asnjë nga eksponentët e krimit në vend. Sipas Berishës me këto urdhër-arreste Altin Dumani kërkon të mbyllë lidhjet politike të Edi Ramës me krimin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Qytetarë dhe qytetare, çdo orë, çdo ditë që kalon është humbje për ne. Ndaj dhe ne të ngrihemi përballë këtyre armiqve që vjedhin pasuritë publike, që vjedhin buxhetin e shtetit dhe që mbrohen në mënyrën më të tmerrshme nga banda Dumani-Kraja. Këta kriminelë që i ka pasur drejtësia shqiptare vetëm në kohërat më të zeza të diktaturës. Miqtë e mi, çdo qytetar duhet t’i shtrojë vetes pyetjen: çfarë duhet të bëjnë këta më keq, më zi për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Sot dhe dje, ju lexuat për operacionin e 50 kallp-mandateve. Por, çfarë tregon? Tregon se deputeti Ndoka bënte plane për të vrarë deputetin tjetër, deputeti Rraja bënte plane mafioze për të vrarë mafiozin Ndoka. Që të dy miq me kokë të kryehajdutit, të kryekryeminelit të Shqipërisë, Edi Rama.

Miqtë e mi, me 50 mandate arresti, nga të cilat asnjë boss, asnjë lejtnant i bosëve, as u ndalua, as nuk u arrestua. U arrestuan gjithsej 5 magazinierë, furnitorë dhe të tjerë. Me këto mandate, Altin Dumani kërkon të mbyllë lidhjet politike të Edi Ramës me krimin.

Lidhjet e tmerrshme të Taulant Ballës, këtij banditi, i cili përfaqëson klanet më të rrezikshme të krimit në Shqipëri. Lidhjet e Pjerin Ndreut dhe bandës tjetër me radhë. Me këto mandate kallp, Altin Dumani, dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkojnë të mbyllin krimin monstruoz elektoral të këtyre kriminelëve. Mandatet që rrëmbyen në emër të Edi Ramës. Pra, e shikoni vetë se me çfarë horrash kemi të bëjmë në këtë shtet. Ky është shteti i mafies, shteti i hajnave, shteti i horrave që po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët.

sali berisha operacioni i spak

Sondazh

Poll