Editorial

Ish-ministri i Jashtëm: Protestat janë instrument i shëndetshëm, djegia e mandateve vendim ekstrem

7 Mars 2019, 16:59 Nga DOSJA
Ish-ministri i Jashtëm: Protestat janë instrument i

TIRANË- Ish ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ku ka folur për aktualitetin politik në vend.

I pyetur se si e sheh zgjidhjen e ngërçit politik, Bushati u shpreh se dialogu është e vetmja mënyrë që mund të sjellë palët në ‘binarët’ e Kushtetueses.

Natyrisht ne jemi në një moment delikat kur pyetmi për protestat besoj se ato janë një instrumente i shëndetshëm, por problemi është në faktin se për herë të parë opozita ka marrë një veprim ekstrem siç është djegia e mandateve. Është një veprim që ka pasoja për të gjithë jetën politike. Nuk kam qenë ndonjëherë mbështetës i bojkotit, pasi nuk është mjeti për arritjen e një qëllimi politik. Djegia e mandateve është një rrugë pa kthim. Ky veprim do impaktojë edhe në vendimin për çelje e negociatave. Dialogu është e vetmja rrugë që trajton këtë sistem. Dialogu do sillte palët në ‘binarët’ e Kushtetueses. Zgjedhjet mund të kenë pasur mangësi, por mendoj se në rastet kur opozita ka dyshime duhet t’i drejtohen institucioneve”– u shpreh ndër të tjera ish-minstri Bushati.

Në këtë intervistë Bushati foli dhe për largimit të tij si ministër, ku komentoi dhe punën e këtij sektori pas ikjes së tij.

“Politika e jashtme është nga ato fusha konservatore që nuk ndryshon nga drejtimi i një ministri apo qeverie. Duhet shumë kohë për të bërë ndryshime drastike në politikën e jashtëm të shtetit shqiptar”, përfundoi Bushati.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial ditmir bushati djegia e mandatevete opozites ish ministri i jashtem protestat e opozites ditmir bushati djegia e mandatevete opozites ish ministri i jashtem protestat e opozites

Sondazh

Poll

Editorial 7 Mars 2019, 12:01

Çmimi i rritur i buqetave të 7 marsit

Çmimi i trëndafilave është rritur me 1 dollar për një vit. Fëmijët që vrapojnë të blejnë lulet nuk e dinë, por lexohet në fytyrat e prindërve. Një buqetë...

Editorial 5 Mars 2019, 10:26

Dy tradhëtitë e Karamelos ndaj Vangjel Dules

TIRANE- Ligoraq Karamelo, është në listën e PD në Korçë, jo si anëtar i PD, por si sekretar i Përgjithshëm i PBDNJ-së, së drejtuar nga Vangjel Dule. Asht...