Art&Argëtim

"Kur erdhi 'cunami' ishte shumë traumatike"/ Amos Zaharia flet për divorcin e motrës së tij nga Princi Leka: Koha shëron çdo gjë...

Aktorja Elia Zaharia është divorcuar zyrtarisht nga Princ Leka më 25 prill.

18 Maj 2024, 17:08 Nga S.B
"Kur erdhi 'cunami' ishte shumë traumatike"/ Amos
Amos Zaharia

TIRANË- Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin e bujshëm të motrës së tij Elia Zaharia me ish-kunatin Princin Leka. I ftuar në emisionin “Cherry on Top”, Amos është shprehur se për të dhe familjen e tij ka qenë një periudhë e vështirë me shumë trysni.

“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të veten dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha shëron çdo gjë”, u shpreh Amos.

Aktorja Elia Zaharia është divorcuar zyrtarisht nga Princ Leka më 25 prill. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërprerjes së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42-vjeçari.

amos zaharia elia zaharia princ leka

Sondazh

Poll