Aktualitet

EMCS: Që nga 2014 asnjëherë më parë ndjeshmëri të një tërmeti si dje në Shqipëri

27 Nëntor 2019, 18:37 Nga DOSJA
EMCS: Që nga 2014 asnjëherë më parë ndjeshmëri

TIRANË- Qendra Evropiane e Tërmeteve që publikon në kohë reale tërmetet në të gjithë botën, e njohur si EMCS ka shkruar sot për tërmetet në Shqipëri.

Në një reagim në mediat sociale shkruan se prej vitit 2014, kohë kur është hapur aplikacioni nuk ka ndodhur që të ketë një shkallë kaq të lartë ndjeshmërie nga qytetarët të lëkundjeve nga tërmeti në të njëjtin rajon, sikur ndodhi dje në Shqipëri.

 

 

Që prej krijimit të aplikacionit LastQuake në 2014, kurrë nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të tërmeteve që janë ndjerë në të njëjtin rajon. Kjo është një kohë shumë e paqartë dhe e vështirë për njerëzit e prekur nga lëvizjet e tokës në Shqipëri. Jemi pranë jush. Qëndroni të sigurt”, shkruhet në njoftim.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emcs termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi emcs termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll