Aktualitet

I riu hidhet nga kati i tretë i pallatit në Myslym Shyri, trembje dhe panik pas tërmetit

27 Nëntor 2019, 18:01 Nga DOSJA
I riu hidhet nga kati i tretë i pallatit në Myslym Shyri, trembje dhe

TIRANË– Një person është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në rrugën “Myslym Shyri”. Në videon e publikuar nga “JOQ”, shihet zona ku ka ndodhur ngjarja ndërkohë që raportohet se është dërguar me urgjencë në spital.

Gjendja e të riut është e rëndë dhe ende nuk dihet identiteti i tij. Dyshohet se i riu është trembur pas tërmetit të madh, lëkundjet e të cilit u ndjenë fuqishëm edhe në Tiranë.

E rëndë në Tiranë/ I riu hidhet nga kati i 3-të i pallatit, dërgohet me urgjencë drejt Traumës on Vidnews.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen.

33 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet i riu hidhet nga kati i trete tirane tragjedia e 26 nentorit 2019 i riu hidhet nga kati i trete tirane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2019, 16:57

TIRANË– E afërmja e djalit të kryeministrit Edi Rama që vdiq nën rrënojat e shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm është Kristi Reçi.Dosja.al mëson se fam...