Sport

Sporti solidarizohet me tërmetin. Lojtarët e kombëtares mbledhin fonde. Pogba e Matiç luten për Shqipërinë

27 Nëntor 2019, 19:45 Nga DOSJA

TIRANË- Shqipëria është duke kaluar momentet të vështira që pas tërmetit të 26 nëntorit që deri tani ka shkaktuar 35 viktima e shumë të tjerë janë nën rrënoja. Solidariteti në këtë situatë është i jashtëzakonshëm, si brenda vendit dhe në mbarë botën.

Futbollistët e kombëtares kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllimet për të vdekurit dhe kërkojnë ndihma për të plagosurit. Në rrjetet sociale disa nga lojtarët e kombëtares kanë shpërndarë thirrjen e tyre, ku të gjithë shqiptarët mund të japin kontributin e tyre për familjet e prekura nga tërmeti.

Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë. Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe sëbashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë”, shkruajnë djemtë kuqezi.

Po ashtu shumë futbollistë të huaj kanë shprehur solidaritetin e tyre me viktimat. Paul Pogba në një postim në mediat sociale ka publikuar flamurin e Shqipërisë dhe lutet për vendin tonë. Edhe një lojtar serb, Namanja Matiç, ka ndarë një postim për vendin tonë ku shkruan: “Lutemi për Shqipërinë”.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport nemaja matic solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 nemaja matic solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll