Sistemi që vë ‘në lupë’ ndeshjet, Duka deliron, neglizhon shpenzimet mijëra euroshe: Do ta sjell në Shqipëri
24 Nëntor 2019, 19:48Nga DOSJA
TIRANE – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ftuar te RTSH Java, foli në lidhje me kombëtaren, trajnerin Reja, stadiumin e ri “Air Albania”, kampionatin dhe konkurrencën, por edhe për sistemin VAR, duke e trajtuar si diçka shumë lehtë të aplikueshme!
“Na duhet një vit për të përgatitur stafin dhe arbitrat. Me VAR është gjykimi tjetër. Dhe besoj pas një sezoni, në vitin 2021, do jetë gati sistemi VAR në Shqipëri!” -shtoi ai.
Në parim duket mirë, pse mos të kemi edhe ne një sistem te tillë teknologjie që për rezulatin e ndeshjes ve pikat mbi ‘i’. Me siguri Federata niset nga projektet e mëdha që ka ndërmarrë këto vite si disa impiante dhe disa rezulate si vajtja në Europian, por pa cinizëm një hap kaq i madh me një kosto si VAR do terren të shtruar përpara.
Por, pyetja që lind është kjo: A di i kostot presidenti i FSHF-së?
Për të futur sistemin VAR, duhen minimalisht 8 kamera transmetimi në stadium (diçka që Supersport nuk e përballon dot vetëm, pasi jemi në Shqipëri dhe produkti që kemi nuk është ai i Serie A, Premier League e kështu me radhë). Jo vetëm kaq, por në Serie A, kosto vjetore e një klubi për VAR është 300 mijë euro. Deri tani janë 28 kampionate ku është futur sistemi VAR (Video Assistant Referee) dhe shumica gëzojnë shëndet të plotë ekonomik si MLS, Bundesliga, Serie A, La Liga, Premier League, Ligue 1 dhe në Portugali, Holandë e kështu me radhë.
Për të bërë një shembull tjetër, mjafton të shkojmë në Serie B, aty ku nga sezoni 2020-2021 do të futet VAR. Jemi në kategorinë e dytë italiane dhe aty do të kushtojë 6 mijë euro për ndeshje.
(r.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Dy nga lojtarët që munguan në ndeshjen e fundit të Kombëtares së Shqipërisë janë Armando Sadiku dhe Taulant Xhaka. Arsyet që iu parashtruan e...
ZVICER– Si shumë klube Europiane edhe superliga e Zvicrës ka një talent me origjinë Shqipëtare dhe ai quhet Pajtim Kasami. Në sfidën e radhës kundër Jang Bojs, ...
SHKODËR– Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër ka mbetur në errësirë pasi është ndërprerë energjia elektrike.Për pasojë është ndërprerë edhe ndeshja që ...
TIRANË- Për dhunën që u shënua në ndeshjen e basketbollit, ku basketbollisti Bruno Daliu arbitrin 26-vjeçar ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Bas...
Tiranë- Lojtarin serb Milan Gjorgjeviç e ka zënë korrenti në dush pas përfundimit të ndeshjes, Erzeni-Beslidhja.Sipas “Panorama Sport” pas ndeshjes e cil...
TIRANË- Një ndeshje mes Teutës dhe Tiranës në basketboll nuk ka përfunduar siç duhet. Dhunë e paprecedentë ndaj arbirtit shihet në video, pasi një l...
ITALI- Është mbyllur në barazim ndeshja mes Milanit dhe Napolit, e vlefshme për javën e 13-të në Seria A. Të dy skuadrat kanë luftuar deri në fund për një ...