Sport

Jose Mourinho kërkon fitore nga skuadra, frymëzohet nga Liverpool për titullin e Champions League

25 Nëntor 2019, 17:52 Nga DOSJA
Jose Mourinho kërkon fitore nga skuadra, frymëzohet nga Liverpool

ANGLI- Trajneri i Tottenham foli sot në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Olympiacos, sfidë që luhet për raundin e pestë të Champions League. Në rast fitoreje, ekipi i Mourinhos kualifikohet për në fazën me eleminim direkt, të 1/16-ave.

Tekniku portugez shtoi se ai beson në një fitore, pasi ekipet e drejtuara prej tij kanë kalaur gjithmonë fazën e grupeve.

Kam eksperiencë në këtë kompeticion, është ndeshja ime e 148-të. Megjithatë, nuk po mendojmë që t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni, por po mendojmë vetëm për fazën e grupeve. Skuadrat e mia nuk kanë ngelur asnjëherë në grupe, pasi jemi fokusuar vetëm te kjo fazë duke e ditur rëndësinë që ka. Olympiacos është skuadër shumë e mirë, kanë trajner fantastik të cilin e njoh. Ndeshja e parë u mbyll 2-2 në Greqi, por shpresoj që në fushën tonë të fitojmë dhe të kualifikohemi për në fazën tjetër”, u shpreh Mourinho.

Ai u shpreh se do të ndjek hapat e Liverpool, që humbi në finale dhe në sezonin vijues arriti që të ngrinte trofeun.

(R.G. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league josë mourinho liverpool totenham champions league josë mourinho liverpool totenham

Sondazh

Poll