Sport

Dhunoi arbitrin e ndeshjes, basketbollisti Bruno Daliu përjashtohet përjetë nga sporti

25 Nëntor 2019, 14:55 Nga DOSJA
Dhunoi arbitrin e ndeshjes, basketbollisti Bruno Daliu përjashtohet

TIRANË- Basketbolli i Tiranës, Bruno Daliu që dhunoi të shtunën arbitrin e ndeshjes është përjashtuar përjetë nga ky sport. Menjëherë pas këtij episodi dhune basketbollisti 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Po ashtu Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të përjashtojë përbjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu. Përveç dënimi nga Komisioni i Disiplinës, basketbollisti rrezikon të dënohet edhe me burg.

Daliu regjistroi të shtunën një prej ngjarjeve më të shëmtuara dhe të paprecedentë. Një skandal i vërtetë, që përgjaku parketin e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Teksa luhej pjesa e katërt e takimit ndërmjet Teutës dhe Tiranës, lojtari i Tiranës Bruno Daliu ushtroi një dhunë barbare ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.

Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon. Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bruno daliu dhuna ne basketboll dhunohet arbitri bruno daliu dhuna ne basketboll dhunohet arbitri

Sondazh

Poll