Sport

Basketbollisti rrahu me grushte arbitrin gjatë ndeshjes/ Reagon FSHB: Dhuna barbare është e papranueshme

24 Nëntor 2019, 12:20 Nga DOSJA
Basketbollisti rrahu me grushte arbitrin gjatë ndeshjes/ Reagon FSHB: Dhuna

TIRANË- Për dhunën që u shënua në ndeshjen e basketbollit, ku basketbollisti Bruno Daliu arbitrin 26-vjeçar ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Basketbolli. Në njoftim theksohet se dënohet ashpër dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit.

Reagimi: 

Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme.

Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti.

Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje. Federata Shqiptare e Basketbollit

Lojtari i Tiranës, Bruno Daliu qëlloi me grushte e shpulla arbitrin në mes të ndeshjes. Pamjet tregojnë një dhunë të paprecedentë, e cila prej shumë kohësh nuk shihej në këtë sport. Ndeshja në fund u mbyll në favor të Teutës me rezultatin 98-86, por rezultati u bë i pa vlerë përballë këtij skandali që ndodhi në basketbolli shqiptar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bruno daliu dhuna ne basketboll bruno daliu dhuna ne basketboll

Sondazh

Poll