Aktualitet

Erdhi për fejesën e vëllait por vdiq nga tërmeti bashkë me prindërit, kush ishte Klement Çupi, jeta e të riut emigrant n

27 Nëntor 2019, 17:32 Nga DOSJA
Erdhi për fejesën e vëllait por vdiq nga tërmeti bashkë

THUMANË– Një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, Klement Çupi kishte dy ditë që ishte kthyer në atdhe nga Anglia, ku edhe punonte si taksist.

Media angleze ”BanburyCake’‘ i ka kushtuar një artikull fatit tragjik të Çupit dhe familjes së tij, ku edhe shpjegon historinë e të riut fatkeq shqiptar. Klementi ishte kthyer në Shqipëri bashkë me të vëllanë për të festuar fejesën e Nikolinit. 

Por për fatin e tyre të keq, si pasojë e tërmetit ka hymbur jetën Klementi, i ati i tij Hajredini dhe Lute Çupi. Ndërsa vëllai i tij, Nikolini ka mundur të shpëtojë dhe po mbahet në spital.

PJESË NGA SHKRIMI I MEDIAS SË HUAJ: 

Klement Cupi ishte viktima e 26-të e tërmetit dhe punonte si shofer taksie në Oksford të Britanisë së Madhe ku edhe jetonte prej vitesh.  Çupi kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Menaxheri i Përgjithshëm i kompanisë ku ai punonte, Aaron Singh, konfirmoi vdekjen e Çupit e tha: “Sot ishte një ditë e trishtuar për të gjithë ne. Kjo është një tragjedi”.

33 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klement cupi termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 klement cupi termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2019, 16:57

TIRANË– E afërmja e djalit të kryeministrit Edi Rama që vdiq nën rrënojat e shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm është Kristi Reçi.Dosja.al mëson se fam...