Aktualitet

FOTO/ E ëma me këmbë të thyer e nxorri gjallë nga rrënojat, Rolejti 7-vjeçar zhduket pas tërmetit, për të vëllanë u

27 Nëntor 2019, 17:18 Nga DOSJA
FOTO/ E ëma me këmbë të thyer e nxorri gjallë nga

THUMANË– Një 7-vjeçar i identifikuar si Rolejt Vata ka humbur kontaktet me familjen që prej paradites së 26-nëntorit, ditës së tmerrshme të tërmetit. 7-vjeçari ndodhej së bashku me të ëmën, të vëllanë dhe gjyshen në banesën e tyre në Thumanë në momentin që ra tërmeti.

Menjëherë sapo u ndjenë lëkundjet e forta, e ëma ka marrë Rolejtin dhe e ka nxjerrë poshtë pallatit për t’u kthyer për të marrë edhe vjehrën me djalin tjetër. Në momentin që është ngjitur sërish, gruaja në fjalë ka thyer këmbën dhe nuk ka mbërritur dot.

Djali i saj i madh, Santiljani u shpëtua dhe u gjet gjallë në prehrin e gjyshes, Hajrie e cila tashmë kishte ndërruar jetë, ndërsa Rolejti nuk dihet se ku është.

Familja po kërkon dëshpërimisht të voglin dhe nuk e gjen askund. Në morg nuk është gjetur, kështu që shpresat që mund të jetë gjallë janë më të mëdha.

33 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(f.m/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rolejt vata tragjedia e 26 nentorit 2019 rolejt vata tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Nëntor 2019, 16:57

TIRANË– E afërmja e djalit të kryeministrit Edi Rama që vdiq nën rrënojat e shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm është Kristi Reçi.Dosja.al mëson se fam...