Aktualitet

VIDEO/ U përplas me një makinë në Greqi, publikohet momenti i aksidentit që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar

Mediat greke raportojnë se 22-vjeçari me origjinë nga Cerriku u përplas me një makinë teksa ishte duke udhëtuar me motor në zonën Nea Eritrea.

17 Maj 2024, 13:02 Nga M.B

 

VIDEO/ U përplas me një makinë në Greqi, publikohet momenti
Foto nga vendi i ngjarjes

GREQIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga aksidenti që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar në Greqi, Angjele Saliut. Mediat greke raportojnë se 22-vjeçari me origjinë nga Cerriku u përplas me një makinë teksa ishte duke udhëtuar me motor në zonën Nea Eritrea. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.30.

Në videon e publikuar nga mediat greke shihet momenti kur makina zvarritet për disa metra dhe godet trotuarin. Pamjet tregojnë shkëndijat që 'fluturojnë' nga shpejtësia. Sipas dëshmitarëve okularë, i riu shqiptar ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

Nga veprimet e para në vendngjarje është konstatuar mungesa e kaskës mbrojtëse tek viktima ndërkohë që drejtuesi i automjetit, greku Konstantino Ioannou 63-vjeç, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale.

aksidenti i shqiptarit ne greqi

Sondazh

Poll