Aktualitet

Aksident në Kamenicë të Korçës, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Nga raportimet paraprake thuhet se si paosjë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë një grua e cila është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

17 Maj 2024, 12:23 Nga B.Z
Aksident në Kamenicë të Korçës, tre makina
Pamje nga aksidenti

KORÇË - Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Kamenicë të Korçës. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Nga raportimet paraprake thuhet se si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë një grua e cila është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa siç mund të shikohet edhe në foton e mësipërme njëri krah i rrugës është bllokuar dhe lëvizja e mjeteve po bëhet vetëm në një korsi. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

aksident korce

Sondazh

Poll