Aktualitet

FOTOT/ Policia 'blindon' zonën e Shkozetit, kontollet në banesën e 'Visit të Pojës’

Doçi është një personazh i skeduar dhe nga operacioni Forca e Ligjit dhe njihet ndryshe si Visi i Pojës.

17 Maj 2024, 12:26 Nga I.A
FOTOT/ Policia 'blindon' zonën e Shkozetit, kontollet në
POlicia

DURRËS- Policia ka zbarkuar sot në Shkozet të Durrësit, për arrestimin e Ervis Doçit, një emër i njohur në botën e krimit në vend. Doçi është një personazh i skeduar dhe nga operacioni Forca e Ligjit dhe njihet ndryshe si Visi i Pojës. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga BalkanWeb, furgonë policie ndodhen në hyrje të lagjes së Doçit, ndërsa po ushtrohen kontrolle në banesën tij.

Kontrolle me urdhër të SPAK po zhvillohen te Avdylajt, në Nikël në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit si dhe në banesën e Fatmir Hysenit në Vlorë, i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Njëkohësisht mësohet se një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Po ashtu raportohet se forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë Drejtori i Policisë së Tiranës.

ervis doçi visi i pojës

Sondazh

Poll